LajmeSport

Drejt Zagrebit, për të shënuar befasinë e radhës

Ballkani do të zhvilloj ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit, ku do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para përballjes me Dinamo Zagrebit.

Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00. Aktualisht si Dinamo ashtu edhe Ballkani janë në garë për kualifikim, pasi kroatët janë në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Ballkani në të katërtën me katër pikë.

Show More

Related Articles

Back to top button