Para dy ditësh u raportua se një vajzë 23-vjeçare, me probleme të shëndetit mendor, me nënshtetësi të Shqipërisë, u dhunua seksualisht në komunën e Pejës.
Shtetasja shqiptare – siç kishte njoftuar Policia e Kosovës – ishte raportuar si e zhdukur në Policinë e Shtetit të Shqipërisë. Pasi ishte gjetur, 23-vjeçarja ishte dërguar në Emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ishte dhunuar. E reja nga Shqipëria ishte dërguar më pas për ekzaminim edhe në IML, Institutin mjeko-ligjor.
Sot nga Prokuroria e Pejës, kanë konfirmuar se për këtë rast janë arrestuar dy persona. “Pas një pune intensive operative nga Policia e Kosovës, me autorizimet e Prokurorit të Shtetit sot janë arrestuar dy persona. Të njëjtit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale “Dhunimi”.