LajmeRajon

Kryeqyteti ballkanik mes më të ndoturve në botë

Sarajeva në Bosnje Hercegovinë renditen mes qyteteve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, që prej fundjavës së shkuar, me kryeqytetin Sarajevë, që kryeson për nivelin e lartë të ndotjes dhe me ekspertët që fajësojnë, së pari vetë banorët, që ndotin ajrin me djegien e karburantit dhe mjekët që shprehin shqetësim për problemet në rritje dhe nivelin e sëmundshmërisë.

Të hënën e 11 dhjetorit, qyteti, i cili shtrihet në një luginë mes maleve, ishte zbardhur i gjithi, nga smogu, që arrinte deri në qiell dhe bllokonte pamjen e pastër të qytetit.

Enis Krecinic, meteorolog dhe ekspert i mjedisit, thotë se Sarajeva është një rrezik i vazhdueshëm pikërisht për shkak të ndotjes së ajrit, sidomos në muajt e dimrit, ku temperaturat luhaten vazhdimisht.

Pavarësisht thirrjes së autoriteteve të Sarajevës për ta bërë kryeqytetin të pastër dhe pa karbon deri në vitin 2035, kostoja e krizave të vazhdueshme ekonomike, i ka detyruar banorët që të përdorin naftë të lirë si dhe gaz për ngrohje e gatim, sikurse një tjetër shkaktar është ndotja e ajrit nga makinat e vjetra ende në qarkullim.

Mjekët janë të qartë kur thonë se ekspozimi ndaj grimcave më të imta paraqet rreziqe serioze për shëndetin, duke çuar drejt infeksioneve respiratore, kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.

Show More

Related Articles

Back to top button