LajmeRajon

Deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë me forcë në Kuvend, përplasen me Gardën

Deputetët e përjashtuar të opozitës po përpiqen të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, ku sot mbahet seanca e radhës plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë janë përplasur me Gardën, që po qëndron në hyrje të godinës së Kuvendit.

Këtë të enjte në parlament, ishte planifikuar debati dhe më pas votimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët.

Por, një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e marrëveshjes, duke vlerësuar të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Show More

Related Articles

Back to top button