Apeli i Gjykatës Speciale të enjten ka vendosur për uljen e dënimit për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Mustafa u arrestua nga Specialja më 24 shtator të vitit 2020. Trupi gjykues i Themelores së Speciales më 16 dhjetor 2022 e shpalli atë fajtor për krimet e lufte përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe një vrasje të paligjshme duke e dënuar me 26 vjet burgim.