LajmeMaqedoni

Zendeli: Pozitiv qëndrimi i Ademit nga BDI për KSHZ-në, s’pajtohem me Xhaferin

Nënkryetari i BDI-së, njëherë edhe koordinator i grupit parlamentar të BDI, Arbër Ademi, mbrëmë në “10 Minuta” në TV21 tha se nuk kanë asgjë kundër që opozita shqiptare të ketë anëtarin e saj në KSHZ, por të jetë sipas ligjeve. E për këtë sot pyetëm deputetin e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili e cilësoi si pozitive deklaratën e Ademit, por tha se nuk pajtohet me deklaratën e Kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, për të cilin Zendeli tha se ka deklaruar se KSHZ mund të funksionojë edhe pa një anëtar.

“Mendoj se është pozitive. Nuk e kam ndjekur, por tash e  dëgjoj nga ju… është diçka që është konform asaj që është legjislacioni i vendit, Kodit Zgjedhor që i përcakton ndarjet e vendeve në KSHZ, vendi është vakant për opozitën shqiptare dhe konform kësaj, nëse është një deklaratë e tillë nga ana e koordinatorit të BDI-së, mund ta vlerësoj si pozitive. Por në anën tjetër nuk mund ta llogaris pozitive deklaratën e kryetarit të Kuvendit për TV24 ku thotë se mund të funksionojë KSHZ edhe pa një aëntar për shkak se ka fuqi dhe kompetenca vendimmarrëse”, tha Zendeli për TV21.

Show More

Related Articles

Back to top button