LajmeMaqedoni

Përplasje mes Kasamit dhe Ministres së Kulturës për Bibliotekën e Tetovës

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e cilëson si hakmarrje politike shkarkimin e drejtoreshës së Bibliotekës së Tetovës, e cila refuzoi të zbatonte vendimin për transferimin e këtij institucioni në hapësira të tjera. Por pavarësisht kundërshtimit të saj, biblioteka prapëseprapë kaloi në hapësira të reja.

“Është çështje pastër politike. Ministria e kulturës edhe në këtë rast po dëmton qytetarët e Tetovës. Edhe hapësira të pamjaftueshme që ishin e që shfrytëzoheshin nga banorët tanë, edhe ata nuk u pa e arsyeshme që ti zgjerojnë dhe për pasojë biblioteka u transferua në një hapësire tjetër më pak të përshtatshme. Këtë rast unë ju garantoj qytetarëve të Tetovës që si komunë, në momentin e parë që do na jepet, do ju sigurojmë hapësira të mjaftueshme që si bibliotekë të jetë institucion komunal. Atë që Qeveria mundohet ta dëmtoj Tetovën dhe qytetarët e Tetovës me gjitha veprimet që ndërmerr ne si komunë do marrim veprime për të përmirësuar këtë gjendje”, tha Bilall Kasami, Kryetar i omunës së Tetovës.

Nga ana tjetër, Ministrja e Kulturës, pretendon se bibliotekës së Tetovës i janë dhënë hapësira më të mëdha dhe kushte më të mira, edhe përkundër faktit se, punëtorët, një kohë të gjatë u ankuan se po dalin në hapësira shumë më të ngushta ku nuk ka as ajër të mjaftueshëm.

“Kjo hapësire ku është tani biblioteka që gjithsesi e kam parë disa herë edhe pas renovimit vërtetë më vjen keq që një institucion i këtillë u keqpërdor për ca qëllime të tjera dhe jo për kulturë. Ajo që ndodhi me bibliotekën është transferimi në hapësira të reja që assesi nuk janë më të vogla siç u njoftua disa herë, por fitoi hapësirën e njëjtë madje edhe plus hapësira shtesë në shtëpinë e kulturës. Drejtoresha e bibliotekës nuk respektoi vendimin e Qeverisë e për këtë Ministri ka të drejtë ta shkarkoj, jo vetëm këtë drejtoreshë por gjithë që nuk do respektojnë vendimin e Qeverisë”, deklaroi Bisera Kostadinovska, Ministre e Kulturës.

Ndryshe, në hapësirat ku ishte e vendosur Biblioteka e Tetovës, tash e tutje do jetë Europe Haus, ndërsa biblioteka e Tetovës, do pret sipas ministres, vitin 2027 kur edhe planifikohet të përfundojnë punët me objektin e ri të Bibliotekës. 

Show More

Related Articles

Back to top button