Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski thekson se negociatat me Bashkimin Evropian nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit.
“Ndihem krenar që ia dolëm të pengojmë planin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me diktatin bullgar, sepse nuk pranuam që gjuha maqedonase të jetë dialekt i bullgarishtes dhe jam krenar që i ekspozuam këta banditë në pushtet, për arsyen e thjeshtë se është e qartë pse nuk janë nisur negociatat, nuk është Bullgaria, as ndryshimet kushtetuese, por problemi me shtetin ligjor. Dy ditët e fundit janë prova më e mirë. KE ka paraqitur 40 rekomandime për reforma në sistemin gjyqësor”, tha Nikolloski në emisionin “Click Plus”.
Ai tha se 10-15% e të punësuarve në institucione janë jashtëzakonisht të korruptuar. Sipas tij, ata duhet të largohen.
“Të mos u bëjmë presion institucioneve, rezultatet e para do t’i kemi për pak muaj. Institucionet nuk janë problem, janë punonjësit e tyre”, thotë Nikoloski.
Nikolloski thotë se një parti e cila me 12 deputet propozon kryeministër, i bie si të luash me popullin.
Ai shtoi se partia e tij ende nuk kanë vendosur nëse do t’i bashkohen Qeverisë Teknike.