LajmeMaqedoni

Policia e Tetovës me fletushka do t’i mësojë shoferët si të parkohen

Tetovë, 15 korrik – Projekt informativ parandalues-edukativ “Parko si duhet- mundëso komunikacion normal” bashkërisht prej sot filluan SPB Tetovë, Komuna e Tetovës dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Në kuadër të këtij projekti të ri, që do të zgjasë një muaj, janë paraparë shumë përmbajtje të llojllojshme qëllimi i të cilave është që të vendoset rend më i madh me parkimin para dhe në rajonet qendrore të Tetovës përmes ngritjes së nivelit të vetëdijes dhe kulturës në komunikacion të pronarëve të veturave gjegjësisht shoferëve.

“Në kuadër të projektit janë planifikuar më shumë përmbajtje, ose më konkretisht do të shpërndahen 500 fletushka të përgatitura posaçërisht në gjuhën maqedonase dhe shqipe me porosi për shoferët se si të parkojnë automjetet e tyre si duhet dhe të mos përballen me sanksione ligjore. Përveç kësaj, gjatë projektit një herë në javë do të organizohen të ashtuquajtura mësime në komunikacion me kundërvajtës për të cilat do të ketë edhe vërejtje me shkrim nëse bëhet fjalë për kundërvajtje më të vogla”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në këtë periudhë do të vazhdojnë edhe të ashtuquajtura masa represive të cilat ndërmerren në vazhdimësi gjatë muajit të kaluar, të tanishëm dhe të ardhshëm.

“Aq më tepër që numri i automjeteve është rritur dukshëm në Tetovë dhe Gostivar, e me këtë edhe frekuenca e trafikut në rrugët e qytetit dhe në autostradën Gostivar-Tetovë Shkup dhe autostradën Gostivar Kërçovë. Të gjithë ata që parkojnë automjetet e tyre në zonë do të jenë nën vëzhgimin e posaçëm të punonjësve të policisë në të ashtuquajturat rreshta të dyfishtë, në zonën e kryqëzimeve, në gjelbërim dhe në vende të tjera të ndaluara”, tha Josifoski.

Ai sërish u bëri thirrje pronarëve të automjeteve që t’i parkojnë siç duhet dhe jo ku do të mbërrijnë sepse në të kundërtën do të sanksionohen me parashtresa përkatëse dhe me gjoba që varësisht se kur, ku dhe si parkohen automjetet shkojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë.

Show More

Related Articles

Back to top button