LajmeMaqedoni

Boki 13: Me këtë gjendje shëndetësore nuk mund të qëndroj në burg

I akuzuari i parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski – Boki 13, sot është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Shkup, në seancën e caktuar në lidhje me rastin për të cilin Gjykata Themelore Penale e ka dënuar me nëntë vjet burg, përcjell TV21. Jovanovski aktualisht po mrohet në liri, pasi Gjykata Themelore Penale e Shkupit së fundmi mori vendim për ndërprerjen e dënimit me burg për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të Jovanovski. Ai sot para Gjykatës së Apelit në Shkup ka deklaruar se është diagnostikuar me “metaplazi interstinale” të lukthit dhe të një pjese të zorrëve.

“Me këtë gjendje shëndetësore nuk kam mundur dhe nuk kam mundësi të jem në burgun ku kam vuajtur dënimin me të cilin jam dënuar me aktvendim të plotfuqishëm dhe për këtë jam liruar për mjekim shtëpiak, respektivisht për ndërprerje të vuajtjes së dënimit. Unë mbaj një terapi të tërë me vete për të funksionuar, përveçse kam një regjim serioz higjieno-dietik që kërkon ushqime të veçanta për të funksionuar. Kam probleme të natyrës organike”, tha Jovanovski.

Show More

Related Articles

Back to top button