LajmeMaqedoni

Kovaçevski paralajmëron takim liderësh, do të diskutohet për Qeverinë teknike

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski tha se qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë politike dhe se pret nga partitë që të emërojnë përfaqësuesit e tyre sipas ligjit. Kovaçevski për këtë çështje paralajmëroi takim me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Gjithsesi se do të kemi takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së sepse mendoj se ky është komunikim më se normal, në të cilin do të fliten këto tema, megjithatë sërish nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore rreth resorëve dhe pozitave për secilën parti të përfaqësuar në Kuvend”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. 

Show More

Related Articles

Back to top button