LajmeRajon

Ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ndërhyjnë forcat RENEA

Forcat RENEA kanë mbërritur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar forcat e policisë së këtij burgu.

Kujtojmë se si i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, pas një konflikti me dy të dënuar përjetë, ka qëlluar me armë drejt Arben Lleshi, i cili humbi jetën, si dhe ndaj Indrit Shaqen, i cili është plagosur.

Mjacaj pasi ka vrarë Arben Lleshi dhe plagosur Indrit Shaqja, nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet.

Ndërkohë dyshohet se arma është futur në këtë burg përmes një droni.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk