LajmeMaqedoni

MOTI SOT, I FTOHTË DHE ME RESHJE SHIU

Nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme shiu, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të dëborës, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore, ku lokalisht do të bien mbi 30 litra shi në metër katror.

Nga e diela moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me rritje të temperaturës ditore, përveç nëpër lugina ku ka paraqitje të mjegullës dhe do të mbajë ftohtë gjatë gjithë ditës.

Show More

Related Articles

Back to top button