LajmeMaqedoni

Ministria e shëndetësisë në RMV njofton për zbatimin e programit të ri të skriningut për kancerin

Ministria e Shëndetësisë ka lansuar një program të ri për skriningun dhe zbulimin e sëmundjeve malinje, duke përfshirë kancerin e gjirit, qafës së mitrës, dhe nga viti 2024, kancerin e zorrës së trashë. Kjo njoftim vjen pas përpjekjeve të Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministres, Maja Manoleva.

Sipas njoftimit, skriningu i kancerit të zorrës së trashë do të bëhet ekskluzivisht në Klinikën e ISHP-së për GEH, duke u mbajtur në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Ministria ka siguruar mjete dhe burime për një ambulancë të re, një kabinet të ri për kolonoskopinë, si dhe pajisje të reja të cilat do të përdoren për këtë proces skriningu.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë investime në aparate të reja për mamografi në disa qendra spitalore, duke përfshirë Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, Strumicë, Dibër dhe SP Tetovë, SP 8 Shtator dhe Institutin për Radiologji. Programi ka si synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e metoda të sofistikuara diagnostikuese.

Për pacientët e diagnostikuar me kancer në gji, është formuar një komision kombëtar “Tumor Board” që do të koordinojë trajtimin dhe kujdesin për këtë grup pacientësh. Nga fillimi i implementimit të programit, janë regjistruar 10 mijë pacientë për skrining, ndërsa janë kryer 4900 mamografi. Në përfundim, Ministria bën thirrje për respektimin e termineve dhe informacioneve të dhëna, duke kujdesur që të anulohen termine që nuk mund të mbahen për të liruar hapësirë për të tjera femra. 

Show More

Related Articles

Back to top button