LajmeRajon

Aksident me vdekje tek Rruga e Arbrit, raportohet për 2 viktima! Dy makina përplasen kokë më kokë, njëra përfundon në humnerë

Raportohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë në afërsi të Shkallës së Tujanit.

Pas përplasjes, një nga makinat ka përfunduar në humnerë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë dy personat që ndodheshin brenda në makinë.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi me iniciale K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 viktimave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

Show More

Related Articles

Back to top button