Presidenti Stevo Pendarovski sot ka qëndruar në Tetovë në kuadër të projektit “Ballë për Ballë me presidentin”, informojnë nga kabineti i shefit të shtetit. Gjatë vizitës në Tetovë, Pendarovski ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva dhe me u.d. drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Asaf Abduramani.
Delegacioni i kryesuar nga presidenti Pendarovski fillimisht e vizitoi spitalin klinik – Tetovë dhe realizoi takim me drejtorin e përgjithshëm mjekësor, prof. dr. Ilir Demiri dhe me një pjesë nga stasi mjekësor dhe drejtues në institucionin.
Qeveria e konfirmoi tekstin e Propozim buxhetit plotësues për vitin 2024 -…
“Presidenti Pendarovski u informua për aktivitetet e deritanishme për renovimin e ambulancave interniste, blerjen e pajisjeve të reja mjekësore dhe modernizimin e sallave të kirurgjisë në Qendrën Emergjente. Në takim u shpreh kënaqësia nga përkushtimi i fuqishëm i institucioneve kompetente për përmirësimin e kushteve spitalore dhe të shërbimit shëndetësor për qytetarët e Tetovës, nga rajoni, por edhe nga i gjithë vendi. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për nevojën urgjente të punësimit të personelit të ri mjekësor, si në spitalin e Tetovës, ashtu edhe në spitalet e Shtipit dhe Manastirit”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i presidentit.
Gjatë vizitës në spital, presidenti Pendarovski vizitoi repartin e ri të onkologjisë, i cili është vënë në përdorim që nga sot, repartin e rentgenit në të cilin janë instaluar dy aparate digjitale të sofistikuara dhe një mamomat, ambulancë e rinovuar, si dhe hapësirat e reja që zgjerojnë ndjeshëm kapacitetet për hospitalizim, terapi dhe trajtim të pacientëve.