LajmeRajon

Miratohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota pro dhe asnjë kundër kërkesën e SPAK për autorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Raporti i Këshillit të Mandateve që përgatitet deri të mërkurën nga Klotilda Bushka dhe më pas do t’i kalojë Kuvendit për miratim në seancën e 21 dhjetorit.

Berisha vendosi mos të shkonte në Këshillin e Mandateve, por të përfaqësohej nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Teksa pritej të merrej një vendim për Berishën, para Kryesisë sot u mblodhën dhjetëra mbështetës të Berishës, bashkë me ish-kryeministrin, të cilët kundërshtojnë kërkesën e SPAK.

Në të njëjtën ditë ishte edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin vendosi ta refuzojë për të katërtën herë.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, më 12 dhjetor SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Show More

Related Articles

Back to top button