Raporti i autopsisë, i cili duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në Prokurorinë Publike. Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Kriminologjisë është në fazën e përgatitjes së raportit. Ndërsa, Prokuroria e Shkupit ka njoftuar se vazhdon faza e mbledhjes së të gjitha provave lidhur me hetimin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes.
Në institutin e Mjekësisë Ligjore e gjithë procedura për raportin e autopsisë ka filluar që më datë 5 dhjеtor.
I dyshuari kryesor për vrasjen e të miturës dhe të moshuarit është Ljupço Palevski, i cili është arrestuar në Turqi, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij. E gjtihë procedura e ekstradimit mund të zgjasë pasi kjo është çështje e legjisalcionit kombëtar të një shteti tjetër, dhe Palevski mund të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë dhe të ankohet tek autoritetет turke.
Mundësia e vetme për kryerjen e shpejtë të ekstradimit është nëse i dyshuari kryesor kërkon personalisht që të ekstradohet. Kjo bëhet sipas të ashtuquajtërës procedurë e shkurtuar, e cila gjendet në protokollin e tretë shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradim, anëtare e së cilës është edhe Turqia. Kërkesa për procedurë të shkurtuar vendoset nga autoritetet kompetente në vendin ku ndodhet personi, në këtë rast nga ana e Truqisë. Mirëpo, gjasat për një gjë të tillë janë minimlae, pasi vapra për të cilën ai akuzohet ka dënim me burgim të përjetshëm.
E gjithë procedura në vijimë varet nga organet komeptente në Turqi, si dhe mekanizmat jurudikë, përkatësisht të ankesave që palevski do t’i përdorë në procedurë.
Vanja Gjoçevska është rrëmbyer më 22 nëntor, ndërsa është bërë e ditur për vdekjen e saj një javë më vonë.