Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, sot ishte në Tetovë për inspektimin e punimeve në rrugën Vëllezërit Milladinov. Rexhepi thotë se rindërtimi i tërësishëm i rrugës me gjatësi prej 1 km tregon përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës, pa dallime.
“Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë për qytetarë. Projekti për rehabilitimin e rrugëve lokale i jep rezultatet e duhura në të gjitha komunat e mbarë vendit “, thotë Rexhepi.