LajmeSport

FSHF: Çmimi “Nderi i Kombit në Futboll” për kombëtaren e Shqipërisë

Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, teksa për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një Europiani. Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues ekipi kuqezi bindi me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.

Një sukses i jashtëzakonshëm, më i miri në histori që erdhi gradualisht si pasojë e punës së mirë të bërë nga FSHF, trajneri Silvinjo, stafi teknik dhe lojtarët. Për këtë arsye një çmim i veçantë në mbrëmjen gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023” ka shkuar pikërisht për ekipin Kombëtar të Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit në Futboll”.

Kombëtarja kuqezi solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë tjetër, stadiumi ishte në çdo ndeshje “sold – out” dhe interesi për biletat kaloi çdo kufi duke bërë që të shiten në pak orë.

Shqipëria dhuroi spektakël në fushë me performancë, rezultat dhe gola spektakolar, ndërsa në Europian do të luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Gjatë Mbrëmjes Gala, u ripërshkruan edhe njëherë të gjitha momente magjike e më pas lojtarët e pranishëm dhe stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, që i është dorëzuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka , i cili falënderoi ekipin Kombëtar që na bëri krenarë të gjithëve me arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Back to top button