LajmeMaqedoni

Bytyqi: Qeveria e RMV-së miratoi ligjin për praktikat e padrejta tregtare

Në seancën e djeshme të Qeverisë është miratuar Ligji për praktikat e padrejta tregtare, njofton zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me ligjin rregullohen kushtet dhe mënyra se si do të bëhet tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore

Nuk do të lejohet përdorimi i fuqisë së një kompanie të caktuar ndaj kompanive të tjera

Presim që të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore, e me këtë edhe në cilësinë e produkteve.

Tarifat e ngarkuara aktualisht në marrëdhëniet kontraktuale midis blerësit dhe furnizuesit, të cilat tarifat ndikojnë seriozisht në çmimin e shitjes me pakicë në dëm të konsumatorëve, do të konsiderohen si një praktikë e ndaluar tregtare e padrejtë.

Të rritet parashikueshmërinë dhe besueshmërinë e punës si për furnitorët ashtu edhe për blerësit”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Republika e Maqedonisë së Veriut, shton Bytyqi, është i vetmi vend në rajon që me këtë ligj i afrohet legjislacionit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

https://www.facebook.com/FatmirBytyqiOfficial/posts/789957206475926?ref=embed_post

Show More

Related Articles

Back to top button