Nga LSDM akuzojne se përfaqësuesi i partisë OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, ka dëshmuar se dëshiron plotësisht bllokimi të rrugës drejt Evropës.
“Me OBRM-PDUKM nuk do të ketë anëtarësim në EU, as për 100 vite, vërtetoi vet Mickoski, para gjithë qytetarëve të Maqedonisë, në intervistën për “360 gradë”
Ato shtuan se koalicioni antievropian e OBRM-PDUKM dhe i të Majtës është kërcenim për të ardhmen në Evropë, e cila duhet mposhtur.
“Zgjedhja është e qartë, progres dhe anëtarësim në BE me LSDM-në, izolim dhe stagnim me OBRM-PDUKM-në. Qytetarët nuk kanë vite të reja për të humbur në izolim, pasiguri dhe stagnim”, tha partia në pushtet. /Telegrafi/