Lëvizja anti-bixhoz do ta përkrah propozim ligjin që është propozuar për lojërat e fatit. Jushi Emurllai nga lëvizja anti-bixhoz tha para gazetarëve se edhe ky propozim ligj nuk i përfshin kërkesat e tyre, ato do ta përkrahin.
“Ne si lëvizja anti-bixhoz nuk do të komentojmë shumë anotacionin e lojërave të fatit rreth protestës dje që partëm para kuvendit të RMV-së por do t’jua lejmë Deputeteve të jenë shumë të përgjegjshëm rreth propozim ligji që tash duhet të hyj në Kuvendin e RMV-së të jen të ndërgjegjshëm për votimin e këtij ligji për ndryshe do të përballen me protesta të ashpërta nga qytetare.
Pasi kjo krekës nuk është që ne si lëvizje ani-bixhoz e kemi kërkua por ky propozimi i qeveris dhe i vet RMV-së që nga dikund do të filloj këtë, për këtë ne këtij ligji i kemi dhënë dritë jeshile që të mund të kaloj në Kuvendin e RMV prandaj apelojmë se 10mijë punëtor që janë në lojërave të fatit nesër do të bëhen 100mijë sa nuk është bërë vonë” tha Emurllai
I pyetur për largimin e punonjësve të kazinove dhe baltoreve nga puna ai theksoi se askush nuk do të mbetet papunë duke shtuar se numri i punonjësve megjithatë mund të rritet. Në lidhje me referendumin e paralajmëruar kundër lojërave të fatit Emurllai tha se ka ngecje pasi kanë kërkuar të ulte censusi i cili për momentin është 51%. /Telegrafi/