LajmeSport

Levandovski vazhdon te Barcelona, e konfirmon edhe agjenti i tij

Ditët e fundit janë shtuar zërat se Robert Levandovski është i pakënaqur me situatën e Barcelonës, me procesin e integrimit në Katalunjë dhe marrëdhëniet me lojtarët më të rinj që nuk shkojnë siç pritej.

Blerja e brazilianit Vítor Roke do të ngushtojë më tej hapësirën për polakun në fazën e avancuar. Në këtë situatë, menaxheri i ish-futbollistit të Bajernit dhe Dortmundit, Pini Zahavi, ishte mbrëmë në Barcelonë, ku ka darkuar me presidentin Laporta.

Teksa po dilte nga restoranti, Zahavi u pyet nëse Levandovski do të qëndrojë te Barcelona. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe bindëse: “Sigurisht, do të qëndrojë”.

Show More

Related Articles

Back to top button