LajmeMaqedoni

Rrëmujë në Agjencinë për Punësim – Shaqiri njofton lehtësimin e procedurave për të marrë 1200/1800 denarë

Një video nga Agjencia për punësim është bërë virale gjatë ditës së sotme.

Në të shihej rrëmujë njerëzish që kishin shkuar në këtë institucion shtetëror për të marrë dëshmi se janë të papunë, transmeton TV21.

Këtë dokument e merrnin, për të aplikuar për të marrë ndihmën e fundit që e jep Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Masa parasheh mbështetje financiare për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, prindërit e të cilëve nuk tejkalojnë të ardhurat mujore prej 30 mijë denarë. Por videoja si duket ka arritur edhe te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Ai njoftoi se do të lehtësohet procedura e dëshmimit të të ardhurave mujore të prindërve të nxënësve

Show More

Related Articles

Back to top button