LajmeRajon

Rama: 586 zjarrfikës shpërblehen me një pagë mujore në fundvit dhe 38 të tjerë që shkuan në Greqi me dy paga

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës këtë fundvit do të kenë si shpërblim një pagë mujore shtesë, këtë lajm e dha ditën e djeshme ministri Balla pas mbledhjes së qeverisë.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se 586 zjarrfikës do marrin shpërblim një pagë shtesë, ndërsa 38 të tjerë që morën pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi, do marrin dy paga shtesë.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se këtë fundvit do të japim një pagë shtesë si shpërblim të veçantë për 586 punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe dy paga shtesë për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës po për zjarret në shtetin fqinj të Greqisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button