Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri theksoi se nga viti ardhshëm do të ketë mundësi për rritjen e pagave në Qendrën Shtetërore të Provimeve (QSHP).
Ai gjatë pjesëmarrjes në TV24 në lidhje me grevën e QSHP-së theksoi se mendon se nuk është në rregull kur dikush nga opinioni dëshiron të bëhet i njohur dhe të bllokojë 500 mësimdhënës. Potencoi se drejtoresha e QSHP-së nga viti i ardhshëm do të ketë hapësirë për ato që punojnë, që janë të kyçur në procesin e punës t’u ofrojë paga më të larta.
“Është e saktë se që shtatë muaj po diskutohet me Qendrën Shtetërore të Provimeve, por është e saktë edhe ajo se kemi marrëveshje të re të përgjithshme kolektive, kemi vendime të reja nga ana e Ministrisë së Financave dhe kemi vërejtje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për mënyrën e rritjes së pagave. Mendoj se në janar, me procedurat ose ligjin e ri për buxhetin, drejtoresha e QSHP-së do të ketë hapësirë që atyre që punojnë dhe atyre që janë të përfshirë ose të gjithë punonjësve t’u ofrojë paga më të larta nga pagat ekzistuese që i kanë gjatë kësaj periudhe”, theksoi Shaqiri.
Ai shtoi se si ministër e mbështet mënyrën që QSHP-ja kërkon ta fillojë me rritjen e pagave nga muaji i dhjetorit, por në përputhje me udhëzimin e ri, pa pajtueshmërinë e Ministrisë së Financave, nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive kolektive mes drejtoreshës së QSHP-së dhe Sindikatës së QSHP-së.