Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN), Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot në Tiranë realizuan takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Sipas njoftimit të LEN-it në këtë takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit.
“Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe rrethanat dhe zhvillimet aktuale politike, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shtet e rajon në raport me zhvillimet gjeopolitike dhe në raport me integrimin. Gjithashtu liderët shfrytëzuan mundësinë që të ndajnë me Presidentin disa nga prioritetet e Lidhjes për integrimin europian dhe luftën kundër korrupsionit, që janë arsyeja më e madhe për migrimin e madh të qytetarëve. Sipas tyre, këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024.
Presidenti Begaj përshëndeti angazhimin e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe inkurajoi që aspiratat shqiptare kundrejt integrimit në BE të jenë kryetema e angazhimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.