LajmeMaqedoni

Kasami, Mexhiti dhe Gashi në takim me presidentin e Shqipërisë

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, sot në Tiranë, realizuan takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Siç njoftojë nga LEN, në këtë takim u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe marrëdhëniet mes forcave intelektuale dhe politike në vendet përkatëse, gjithë kjo me synim për përmbushjen e aspiratave të kombit shqiptar për integrim në BE.

“Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe rrethanat dhe zhvillimet aktuale politike, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shtet e rajon në raport me zhvillimet gjeopolitike dhe në raport me integrimin. Gjithashtu liderët shfrytëzuan mundësinë që të ndajnë me Presidentin disa nga prioritetet e Lidhjes për integrimin europian dhe luftën kundër korrupsionit, që janë arsyeja më e madhe për migrimin e madh të qytetarëve. Sipas tyre, këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024”.

“Presidenti Begaj përshëndeti angazhimin e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe inkurajoi që aspiratat shqiptare kundrejt integrimit në BE të jenë kryetema e angazhimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Show More

Related Articles

Back to top button