LajmeMaqedoni

Besimi: 50 milionë euro kapital shtesë për kompanitë vendore për të mbështetur investimet e gjelbra

Qeveria dhe Ministria e Financave kanë siguruar qasje në kapitalin e ri shtesë prej 50 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore për investimet e tyre. Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe do të jenë në dispozicion për shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste në vend. Mjetet janë siguruar përmes Bankës Franceze Zhvillimore, me të cilën sot u nënshkrua marrëveshja nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov. Marrëveshjen në emër të Bankës Franceze Zhvillimore u nënshkrua nga Mathieu Wasser, drejtor i Agjencisë për Evropën dhe Azinë.

“Me marrëveshjet që po nënshkruajmë, Qeveria dhe Ministria e Financave mundësojnë qasje në mjete financiare të reja për kompanitë vendore në vlerë prej 50 milionë eurove të destinuara për investime të gjelbra dhe investime me përgjegjësi sociale. Në këtë mënyrë tregojmë përkujdesje për përkrahjen që u ofrojmë kompanive me mjete të favorshme për likuiditetin e tyre dhe përkrahje në investimet e tyre, përmes mjeteve me kushte të favorshme”, tha ministri Besimi.

Shfrytëzues janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë në numër më të madh në vend dhe kanë numrin më të madh të të punësuarve. Mjetet nga Agjencia i ndahen Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, e cila do ta plasojë këtë linjë kreditore përmes bankave afarist te shfrytëzuesit e fundit, përkatësisht kompanitë”, tha ministri pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Ai shtoi se, ky është plotësimi i përkrahjes që marrin kompanitë në vazhdimësi dhe se kanë një partner të besueshëm, Qeverinë.

Show More

Related Articles

Back to top button