LajmeMaqedoni

Sot mbahet debati publik për buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2024

Sot, e premte (22 dhjetor) në sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës me fillim në ora 13:00 do të mbahet debat publik për përpilimin e buxhetit të komunës për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Ftohen të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare, ekspertë dhe të gjithë të interesuarit të shprehin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2024”, informoi Komuna e Tetovës.

Ata theksuan se praktika e përpilimit të buxhetit me përfshirjen e të gjithëve ka rezultuar i suksesshëm dhe transparent.

Show More

Related Articles

Back to top button