LajmeRajon

Shqipëria bën të detyrueshëm regjistrimin e dronëve, jo me fluturime pa leje

Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin.

Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre.

“Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i dronëve, vendosja e kodit unik të dronit, vendosja e ‘flyer id’ të dronit. Për të fluturuar një dron duhen plotësuar disa kushte ku operatori i dronit duhet të ketë një lloj aftësie. Që të marrësh një licencë për të operuar një dron duhet të kalosh në një kurs dhe test të shkurtër. Do të bëjmë një platformë vizuale ku çdo operator droni duhet të rezervojë fluturimin” deklaroi Ethemaj në Scan.

Më tej, ai bëri me dije dhe lejet për fluturimin e dronëve do të jenë të kufizuara dhe në varësi të vendit do të përcaktohen edhe filtrat që duhet të kalojë personi. Për të filmuar në një zonë të populluar, si p.sh sheshi Skënderbej, kriteret do të jenë edhe më të shumta sesa në një zonë pa popullsi.

Show More

Related Articles

Back to top button