LajmeMaqedoni

Pendarovski: Bullgaria e ka harxhuar potencialin politik në Evropë për të vendosur veto të re

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë në “Kanal 5″, duke folur për problemin dhe zgjidhjen me Bullgarinë, lidhur me integrimet evropiane, theksoi se Bullgaria e ka shpenzuar potencialin e saj politik në Evropë për të qenë në gjendje të vendos veto të reja.

“Unë pretendoj se Bullgaria ka shpenzuar kapitalin e saj politik në Evropë për të bllokuar një kandidat për anëtarësim në Union me këto marrëzi që ka bërë në 3 vitet e fundit. Dhe së fundi, unë pohoj se Europa u tha – ja të paktën diçka për ju, që të mos mbeteni pa asgjë nga të gjitha kërkesat tuaja. Kërkesat e bullgarëve ishin anakronike, jashtë realitetit”.

“Mirëpo, në atë periudhë Evropa, për fat të keq, nuk u mor me Bullgarinë dhe thanë se duhet zgjidhur në mënyrë dypalëshe. Kur Evropa u përfshi në mënyrë indirekte, atëherë thanë – vetëm bullgarët në Kushtetutë, harrojini të tjerat”, tha Pendarovski.

Show More

Related Articles

Back to top button