LajmeRajon

Mërgimtarët të kenë kujdes nga radarët në Serbi, ja ku ndodhen

Në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim për mërgimtarët që ia kanë mësyer vendlindjes. Njoftimi nga shoqata “Diaspora” është që ata të kenë kujdes sidomos nga radarët nëpër Serbi.

“Të gjithë ata që marrin rrugë nëpër shtetin serb drejt vendlindjes ose në shtetet e perendimit duhet pas parasysh:

Nga qyteti i Suboticës drejt qytetit të Nish-it janë 18 punkte të radarve. Pothuajse çdo qasje në qytete/za i ka punktet e radarit.

Sigurisht që lodhja dhe emocioni nga takimi apo ndarja me familje vozitësit e veturave e defokusojnë në momente nga shpejtësia që nxitë tejkalom të shpejtësisë dhe ‘ramje’ në radar.
Kamerat janë të vendosura edhe mbi tabelat e vendosura para kthesave dhe vendbanimeve të ndryshme. Denimet janë të larta dhe shpesh pagesat kryhen në banka ose posta disa kilometra larg nga vendi i radarit”, thekson një njoftim i Shoqatës Diaspora.

Show More

Related Articles

Back to top button