Politikania serbe, Rada Trajkoviç, ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan, Christopher Hill, lidhur me procesin zgjedhor të mbajtur në Serbi e për të cilin organizatat monitoruese kanë ngritur shqetësime të jashtëzakonshme.
Trajkovic ka rikujtuar deklarimet e Joe Biden se SHBA-ja duhet të flasë sa herë që cenohet demokracia, dhe e ka pyetur ambasadorin Hill se “A je në një linjë me presidentin Biden”, ka shkruar Trajkovic.
Hill sot ka deklaruar se “SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, duhet zgjidhur mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit”.
Hill tha gjithashtu se është e nevojshme që vendi të ketë “një lloj qëndrueshmërie”, që të mund “të rikuperohet nga këto momente” pas zgjedhjeve, kur pjesëmarrësit “nuk janë shumë të kënaqur me njëri-tjetrin”, dhe theksoi se. Serbia duhet t’i zgjidhë këto çështje përmes institucioneve.