GostivarLajme

The Park Festival, Gostivari do të jetë nikoqir i shumë emrave të njohur të muzikës

Edhe këtë vit Gostivari do të jetë nikoqir i shumë emrave të njohur të muzikës falë The Park Festival, i cili për herë të katërt, në datat 21, 22, 23 dhe 24 korrik do të mbahet në parkun e qytetit të Gostivarit. Si një ndër pikëndalesat kryesore të atmosferës verore, The Park këtë verë sjell emra nga bota e muzikës vendase, rajonale dhe botërore, duke filluar nga: Noizy, Yll Limani, Mc Kresha, Lyrica Son, Gabriel Ananda, Slakaristika, 2Bona, Laura Krliu&Band, MIM, Secret 47, Jerton, Matej Foltz, Sir Fix, Dj Che, Cass, Dj Metto, ZeeBomb, Keepman, Kncokout, Agoni, Fl4murs, Dolly dhe Wavy.

Përveç shumë emrave të njohur të botës muzikore, The Park ashtu edhe si vitet e kaluara ka përgaditur edhe program për fëmijë I cili do të mbahet me datë 21 korrik. Programi përmban performanca nga Idance Studio, filmi I shkurtër Breakfree, Shfaqja për fëmijë “Te Xherri” nga Prishtina, Shkolla e Muzikës “Enver Stafai”, solo këndime, instrumente, espozita personale, animatorë dhe shume befasi të tjera. Hyrja në 21 kottik është falas.

Ashtu si çdo vit edhe këtë herë, The Park na vjen me dy aktivitete shtesë: Street Ball dhe vendosja e shtëpizave për zogj në Parkun e Gostivarit. Street Ball do të realizohet më 17 korrik me fillim në ora 19.00, kurse dy ditë më vonë bëhet montimi I shtëpizave në fjalë.

Biletat online mund të sigurohen në mktickets.mk dhe www.theparkfestival.mk, kurse fizikisht mund të sigurohen në këto vende:

  • Shkup: Skol Pub, Kafja e Vogël, Literatura.Mk (East Gate Mall) – Tetovë: Garden, Tobacco Monaco, Grand Tobacco – Gostivar: Lounge Bar Mia, Clique, Baby Blue, People, Tobacco B&B (center), Vona Pet – Kërçovë: Roomate Bar, Cloud Shisha Bar Përveç kësaj, në The Park 2022 ju mirëpresin edhe shumë surpriza të tjera.
Show More

Related Articles

Back to top button