LajmeMaqedoni

Vazhdon debati për Propozim buxhetin plotësues për vitin 2024

Në Kuvend sot në kuadër të seancës së 135-të duhet të vazhdojë debati për propozim-buxhetin për vitin 2024.

Në ditën e parë të debatit i cili filloi të premten, ministri i Financave Fatmir Besimi theksoi se buxheti i propozuar do të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike, vazhdim të konsolidimit fiskal dhe përforcim të qëndrueshmërisë fiskale, mbështetje të targetuar për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe ekonomisë. ,… Për deputetët e opozitës nga ana tjetër, buxheti është i papranueshëm sepse, siç thonë, është shumë më i lartë se deri tani dhe është i bazuar në projeksione joreale dhe është inflacioniste dhe parazgjedhore.

“Në vitin 2024, rritja ekonomike në vend pritet të përshpejtohet dhe të arrijë në 3,4 për qind, në kushte të rritjes së investimeve, rritjes së konsumit në nivel solid dhe rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme”, tha Besimi.

Kontributin më të madh në rritje në vitin 2024 pritet ta kenë investimet bruto me një rritje prej 8,4 për qind, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti në korridoret 8 dhe 10, shoqëruar me masat dhe aktivitete për realizim më të madh të investimeve kapitale të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Mbështetja e shtetit për përparimin e sektorit privat dhe forcimin e konkurrencës, inovacioni dhe zhvillimi teknologjik i ndërmarrjeve përmes sigurimit të burimeve alternative dhe instrumente financimi, si dhe investimet e paralajmëruara për zgjerimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale pritet të kontribuojnë në rritjen e investimeve private.

Pritet rritje e mëtejshme e konsumit, me rritje edhe në konsumin privat edhe në atë publik. Konsumi privat parashikohet të shënojë një rritje reale prej 3,1 për qind në vitin 2024, në kushte të presioneve të ulura inflacioniste, rritjes së mëtejshme reale të pagave dhe punësimit, rritje së kredisë dhe mbajtjes së një niveli solid të remitancave nga jashtë vendit. Pritet një rritje mesatare e konsumit publik prej një për qind.

Deri në fund të vitit inflacioni pritet të ulet më tej dhe mesatarisht të jetë 9,2 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm ai do të stabilizohet dhe do të arrijë në 3,6 për qind në kushtet e mbajtjes së një niveli të qëndrueshëm të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësim të mëtejshëm të inflacionit bazë.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm peshon 5,5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 ose janë për 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Për paga janë projektuar 41,2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25,3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215,3 miliardë denarë. Për transfere sociale janë planifikuar 161,1 miliardë denarë, nga të cilat 83,6 miliardë denarë janë për pagesën e pensioneve, për kompensime për mbrojtje sociale për shtresat më të rrezikuara të popullatës rreth 13,2 miliardë denarë. Rritja e ekonomisë është parashikuar në nivel prej 3,4 për qind, ndërsa inflacioni në nivel deri 3,6 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button