LajmeMaqedoni

“Krim ekologjik” në Lumin Shkumbin, shtrat i ngushtuar dhe xhungël mbeturinash

Shtrati i Lumit “Shkumbin” në Tetovë, konkretisht në lagjen Dardania nën urën Industriale është shndërruar në një katrahurë dhe kaos ekologjik. Problem i pazgjidhur mbetet shtrati i ngushtuar dhe gjendja me deponitë ilegale. Kasami ndonëse para disa muajsh tha se kjo do të jetë ndër prioritetet e komunës, ai sot thotë se ky është rast më kompleks për t’u zgjidhur, shkruan Portalb.mk.

Kjo gjendje e lumit shqetëson banorët e Lagjes “Dardania” dhe frikëson ata në rast të përsëritjes së vërshimeve të vitit 2015.

Edhe pse vazhdimisht banorët e kësaj lagjeje kanë kërkuar zgjidhje, ata kanë hasur në vesh të shurdhër.


Ndërsa Komuna e Tetovës në mars të këtij viti tha se rregullimi i shtratit është të plan për këtë vit.

“Në muajin maj të këtij viti do të bëhet edhe procedura e prokurimit publik. Sektori për ZHEL është në kontakt të vazhdueshëm me OJQ-të dhe kompani të arkitketurës, për përgatitjen e aplikacioneve për projekte të gatshme për infrastrukturë, për ujësjellës dhe kanalizime në fonde të brendshme dhe fonde të jashtme”, thanë nga Komuna e Tetovës në mars 2022.

Por, sot Kasami i pyetur nga Portalb.mk për këtë deklarohet ndryshe.

“Është pak më komplekse puna. Aty duhet të zgjidhet bashkë me problemin e banorëve që janë një lagje apo një grup qytetarësh të cilët e kanë të parregulluar çështjen e banimit, ne jemi në komunikim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me Ministrinë e Transportit që të urbanizojmë atë pjesë dhe në bashkëpunim me ministrinë e Transportit me Qeverinë të shohim mundësinë e ndërtimit të banesave sociale me çka do të rregullojmë edhe çështjen e shtratit të lumit edhe çështjen e banimit të atyre banorëve aty”, u shpreh Kasami.

Ndryshe, Inspektorati ekologjik vazhdon të mbetet i padobishëm. Në aplikacionin  “E-report”  qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor, por në këtë aplikacion numri është jofunksional. Nga Komuna për këtë të fundit thanë se në kohë sa më të shpejtë të jetë në funksion për qytetarët, por kjo nuk ka ndodhur deri tani.

Show More

Related Articles

Back to top button