LajmeMaqedoni

Në Maqedoninë e Veriut, shkollat në gjuhën shqipe po vazhdojnë të zbrazen

Në Maqedoninë e Veriut, shkollat në gjuhën shqipe po vazhdojnë të zbrazen.

Kjo për shkak se shumë familje po ikin drejt Perëndimit. Ekspertët e arsimit vlerësojnë se shpërngulja e nxënësve dhe familjarëve të tyre nga vendi bëhet për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik dhe padrejtësive që u bëhen gjatë punësimeve.

Ekspertët e arsimit vlerësojnë se shpërngulja e nxënësve dhe familjarëve të tyre nga vendi bëhet për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik dhe padrejtësive që u bëhen gjatë punësimeve.

“Pse ndodhën kjo dukuri. Dihet pra, standardi i ulët, zhvillimi i ulët ekonomik në shtet,padrejtësitë institucionale të cilat bëhen për punësimet e personave. Padrejtësi të tjera në drejtësi dhe vlerësimi i ulët i meritokracisë”, tha Satki Ismaili, ekspert i arsimit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e fundvitit, duke folur për ikjen e popullsisë nga vendi, kërkoi nga Qeveria që urgjentisht të përgatisë strategji demografike.

Sipas statistikave, vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit janë larguar drejt vendeve të Perëndimit rreth 1 milion qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button