LajmeMaqedoni

Opozita shqiptare nuk heq dorë, kërkon të ketë anëtarin e saj në KSHZ

 Opozita shqiptare nuk heq dorë nga vendi i saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti thotë se zgjedhjet me komision 6 anëtarësh do të jenë jolegjitime.

Nëse opozita shqiptare nuk e merr vendin e 7-të në KSHZ, Mickoski në fillim të javës njoftoi se VMRO-DPMNE do të tërheqë anëtarët e saj dhe do të mbetet jashtë komisionit shtetëror.

Nga LSDM-ja në pushtet, nga ana tjetër, thonë të pritet derisa të përfundojë procedura ligjore në Kuvend.

Rreth 10 ditë më parë, komisioni kuvendor për përzgjedhje dhe emërime, pas një diskutimi të ashpër, përcaktoi listën e kandidatëve për anëtarë të KSHZ-së, e cila duhet të dorëzohet në seancë plenare, ku për zgjedhje kërkohet shumica e dy të tretave.

Show More

Related Articles

Back to top button