Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin e mëngjesit në TV24 ka thënë se partia më e konsoliduar në bllokun politik shqiptar është Bashkimi Demokratik për Integrim dhe e njëjta do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhëshme.
“Qytetarët e dijnë se BDI-ja do të jetë fituese dhe se është partia më e konsoliduar tek blloku shqiptar. Lider i padiskutueshëm në bllokun shqiptar është Ali Ahmeti. Jam i bindur që afërsisht 75 përqind e qytetarëve do ta mbështesin BDI-në në zgjedhjet e ardhëshme, mbështetje për BDI-në do të japin edhe nga nacionalitete tjera, përpos atyre shqiptare”, deklaroi Bekteshi
Ka shtuar se të gjithë liderërt dhe partitë që sot janë në opozitë kanë qenë direkt të involvuar në Qeveri. Ka deklaruar se me deklaratat që bën sot, Mexhiti nga LD është duke pështyrë në fytyrën e vet, sepse atë që e ka thënë dikur, po e kundërshton vet sot.
“Mexhiti nga themelimi i partisë, është duke pështyrë në fytyrën e tij, atë që e ka thënë para disa vitesh, po e kundërshton sot. Ata nuk janë konsistent. Të gjithë partitë që janë në LEN, kanë qenë pjesë e kësaj Qeverie”, tha Bekteshi.
Ka thënë se BDI-ja është e interesuar për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare dhe jo vetëm, shtoi se janë të hapur të bashkëpunojnë edhe me intelektualët e pavarur.