Në Baldushk janë drejt përfundimit tërësor punimet për lagjen e re dhe banesat e tjera ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se deri tani në banesat e rejanë Baldushk janë strehuar 53 familje të prekura nga tërmeti.
“Mirëmëngjes nga Baldushku, ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 53 familje të prekura nga tërmeti, e tanimë po përfundojmë krejt lagjen e re edhe për familjet e tjera”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. /tvklan.al/