Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili është propozuar për kryeministër të ardhshëm në qeverinë teknike, e cila duhet të zgjidhet më 28 janar, në intervistë për MIA-n në pyetjen se çfarë garanci do t’i japë opozitës se nuk do të lejojë që të ketë manipulime dhe parregullsi në zgjedhje, deklaroi se detyrimin ligjor për zbatimin e zgjedhjeve e ka Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), ndërsa prej tij, si kryeministër teknik, ai do ta ketë ndihmën dhe mbështetjen e plotë.
“Në Kodin Zgjedhor janë paraparë të gjitha kompetencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në lidhje me procesin e zbatimit të procesit të zgjedhjeve, përgatitje të pjesëmarrësve, të ekzekutuesve të vendvotimeve e deri te organi më i lartë zgjedhor. Kompetenca është e atyre, organizative, administrative, detyrim ligjor që ta zbatojnë. Nga unë, në fakt, si edhe më parë ku kam qenë, nga unë, nga ajo qeveri të cilën do ta udhëheq, nga ata njerëz, do ta kenë mbështetjen time për çdo nevojë që e kanë. Gjithsesi këtu janë edhe organet gjyqësore të cilat në situata adekuate, nuk do t’ia dëshiroja askujt atë që të dënohet me ligj dhe të ketë punë, se me përvojë dihet si përfunduan të gjithë që morën pjesë në trazira. Nuk ka nevojë që askush ta kuptojë këtë si kërcënim”, tha Xhaferi.
Për raportin e tij me përfaqësuesit e opozitës dhe besimin, vlerëson se mjaftueshëm ka punuar me opozitën tani, ndërsa më parë edhe si shumicë pa marrë parasysh të atyre replikave publike në kuptim të politikës ditore.
Xhaferi në intevistë për MIA-n thotë se është herët të flet për përbërjen e Qeverisë teknike dhe se nuk i di emrat e ministrave potenciale të opozitës.
Intervisa me Xhaferin në të cilën flasim për punën e tij në Kuvend, për Rregulloren e tij që duhet të zbatohet nga mandati i ardhshëm kuvendor, për bashkëpunimin me opozitën dhe sulmet ndaj tij, për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së, për sfidën pse të bëhet kryeministër në qeveri teknike, për atë nëse do të kandidohet përsëri në zgjedhje do të publikohet gjatë ditës së nesërme me video material.