LajmeMaqedoni

Shaqiri: Së shpejti fillon ndërtimi i objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se është marrë vendimi dhe janë siguruar mjetet dhe se, së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë.

“Më në fund do të zgjidhet problemi shumëvjeçar me të cilin ballafaqoheshin nxënësit dhe punonjësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë, ku moskegzistimi i objektit përkatës për realizim cilësor të procesit arsimor. Në seancën e fundit të Qeverisë është pranuar plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe është sjellur Vendimi për ndërtimin e objektit tërësisht të ri për nevojat e gjimnazit të Kumanovës”, ka shkruan Shaqiri.

“Zgjidhja parashikon ndërtimin e objektit me 4 kate dhe sipërfaqe të përgjitshme 7400 m2, me fushë sportive shtesë dhe hapsirë të përshtatshme parkimi rreth shkollës. Investimi do të kushtojë rreth 300 milionë denarë, MASH-i do të realizojë procedurën për zgjedhjen e operatorit ekonomik për ndërtim dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve ndërtimore, e cila do të përfundojë plotësisht në afatë prej 25 muajve nga nënshkrimi i marrëveshjesë me kompaninë që do të dorëzojë oferta më të volitshme”, vijon shkrimi i Shaqirit.

“Rikujtojmë se me vite të tëra nxënësit e kësaj shkolle mësimin e vijojnë në hapsirat e adaptuara të “KIB” Kumanovës, të cilat nuk i plotësojnë aspak standardet për realizimin e aktiviteteve arsimore në arsimin e mesëm, ndërsa objekti nuk posedon as edhe oborr, kështu nga shkolla drejtëprsëdrejti dilet në rrugë. Në këtë objekt mësimin e ndjekin edhe një pjesë e nxënësve të SHMTK “Nace Bugjoni”.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmon se investimi në kushte më të mira infrastrukturore për arsimin është dhe do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore. Gjithashtu rikujtojmë se buxheti për investime kapitale është vazhdimisht në rritje nga viti në vit, gjë që rrit mundësitë për investim në ndërtimin e objekteve të reja dhe në rikonstruimin e sa më shumë objekteve ekzistuese shkollore”, mbyllet statusi i Shaqirit në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button