Me datë 15.07.2022, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Departamenti për Hetime Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe SPB Shtip – sektori për Koçan në Prokurorinë Themelore Publike Koçan ka parashtruar kallëzim penal kundër një personi juridik nga Koçani për prodhimin e kanabisit dhe S.V.K. (39) nga Bullgarisë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale të “prodhimit dhe lëshimit të paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 dhe paragrafi 6 të Kodit Penal, gjatë së cilës janë sekuestruar 238 kilogramë marihuanë, njofton Portalb.mk.
“Gjegjësisht, gjatë muajit korrik 2022 përmes personit juridik ku është i regjistruar si menaxher S.V.K., është prokuruar marihuana, e cila më pas është vendosur në një objekt në kuadër të personit juridik në fjalë, pas së cilës me datën 14.07.2022 një pjesë e saj ka kaluar në një kontejneri të mbeturinave, gjegjësisht në kamion të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi” nga Koçani, në mënyrë që të lihet në deponinë në Koçan, nga ku personat e pidentifikuar e kanë marrë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm”, thonë nga MPB.
MPB informon se më datë 14.07.2022, Departamenti për Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në bashkëpunim me SPB Shtip – sektori për Koçan, pasi kanë vërejtur automjetin kargo me mbishkrimin “NP Ujësjellësi – Higjiena Komunale” duke hyrë në hapësirën e rrethuar të personit juridik nga Koçani, ku punëtorët nga “JP Ujësjellësi – Higjiena Komunale” në mënyrë mekanike e kanë derdhur përmbajtjen e kontejnerit të mbeturinave në kamion, janë ndërmarrë masa dhe veprime dhe i njëjti është ndalur.
“Nga kontrolli i mjetit të mallrave, është konstatuar se brenda hapësirës për ngarkesë ka një sasi të madhe marihuanë. Marihuana e gjetur dhe konfiskuar, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Publike të Koçanit, i është dorëzuar Departamentit për Hetime dhe Ekspertiza Kriminalistiko-Teknike në MPB të RMV-së. Pas ekspertizës së sasisë së sekuestruar të drogës, u konstatua se ishte 237 kilogramë dhe 970 gramë lëndë narkotike marihuanë, vlera e së cilës llogaritet në mbi 400 mijë euro”, thonë nga MPB.