Opozita dhe qytetarët në shtetin serb edhe këtë të martë kanë protestuar kundër vjedhjes së votave dhe parregullsitë e tjera në zgjedhjet e fundit lokale, rajonale dhe parlamentare.
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko ka reaguar ndaj protestave të opozitës duke thënë se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që marrin pjesë në demonstratat në Beograd pas zgjedhjeve parlamentare po mblidhen në të gjithë vendin dhe se është larg nga fakti që është ngritur i gjithë Beogradi, shkruan N1.
“Një numër i madh banorësh reagojnë me qetësi, mendojnë për gjëra konkrete. Ata votuan për udhëheqjen aktuale dhe duan të punojnë dhe të jetojnë në paqe”, tha Botsan-Kharchenko.
Ai vuri në dukje se “dihet mirë se si njerëzit inkurajohen të marrin pjesë në protesta bazuar në përvojën e Maidanit të Kievit, Ukrainës”.