LajmeMaqedoni

Rekord! Vetëm gjatë vitit 2023 janë lëshuar rreth 550.000 pasaporta në Maqedoninë e Veriut

Viti 2023 ka shënuar rekord në lëshimin e pasaportave nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB për TV21 thonë se vetëm për këtë vit janë lëshuar 550.000 pasaporta. Mesatarja e lëshimit të pasaportave për çdo vjet, në 20 viteve e fundit, është prej 150.000-220.000. Nga MPB thonë se gjithashtu janë lëshuar 450.000 letërnjoftime dhe
216.000 patenta të shoferit. Kjo vjen si pasojë e obligimit ligjor për ndërrimin e dokumenteve personale, për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit, respektivisht nga Maqedonia, në Maqedonia e Veriut, që erdhi si pasojë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Show More

Related Articles

Back to top button