LajmeMaqedoni

Rexhepi: Qeveria realizon projektin e Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot i mashtroi tetovarët duke thënë se komuna e Tetovës realizon projektin për ujrat e zeza me një kosto prej 40 milionë euro.

“Nuk besuan?! Thonin se nuk mundet!, Por ja që mundet.
Të pandalshëm në misionin tonë për qytet të zhvilluar, e jo me gropa dhe pa kanalizim siç e trashëguam!
Hapen procedurat e tenderimit. Tetova do të bëhet me stacion filtrimi dhe kolektor për ujërat e zeza,XHEPÇISHTI, POROJI, REÇICA E MADHE, REÇICA E VOGËL, FALISHT, si dhe një pjesë e qytetit për të zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë problemin me ujërat e zeza.
Po bëjmë punë sa që të tjerët as në ëndrra nuk kanë mundur t’i realizojnë.” u shpreh Kasmi

Pas këtij shkrimi, sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekologjisë, Nebi Rexhepi ka kundërshtuar ashpër këtë mashtrim të Kasamit duke theksuar se Qeveria ka ndarë mjete për këtë projekt të madh.

“Është publikuar thirrja për ndërtimin e Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Tetovë.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të planifikimit të mjeteve nga periudha programore IPA 2 2014-2020, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave – CFCD dhe për nevojat e komunës së Tetovës, planifikoi realizimin e Projektit “Projektimi dhe ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Tetovës” ka shkruar Rexhepi.

Show More

Related Articles

Back to top button