LajmeMaqedoni

Një shofer 53 vjeç ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në rajonin e Negotinës

Një shofer 53-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa edhe një tjetër është lënduar në aksidentin që ndodhi dje pasdite në rajonin e Negotinës, ku u përplasën tri vetura të udhëtarëve.

Nga SPB Veles informojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë-Kavadar, në vendin e quajtur “Antenat”, ndërmjet një veture të udhëtarëve “ford” me targa të Negotinës e drejtuar nga S.S. (53) nga fshatin Timjanik i Negotinës, një veture e udhëtarëve “Opel” me targa të Kavadarit e drejtuar nga R.G. (27) nga Kavadari.

“Nga aksidenti i komunikacionit me automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore nga Negotina, në spital në Kavadar u dërguan shoferët S.S. dhe P.J., ku u konstatua vdekja e S.S., ndërsa te P.J. u konstatuan lëndime trupore. Mbikëqyrje në vend kanë kryer prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës nga NJPB – Negotinë. Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi”, thonë nga SPB Veles.

Show More

Related Articles

Back to top button