LajmeMaqedoni

Qeveria sjellë vendim për rregullim të statusit të punës për 1.117 të punësuar në Shëndetësi/ Grubi: Zgjedhim një çështje shumë të rëndësishme

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria sot ka kaluar Vendimin për rregullim të statusit të punës për 1.117 të punësuar në Shëndetësi, me çka zgjedhet një çështje shumë të rëndësishme për personelin tashmë po kontribuon në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve shëndetësore.

Grubi : Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për rregullimin e përhershëm të statusit të punës së 1117 të punësuarve me kontrata në sektorin e Shëndetësisë.

Ky vendim përfshin profile të ndryshme të punonjësve shëndetësor, edhe atë:* motra medicinale, mirëmbajtës së higjienës,ndihmës mjekë, laborantë, mjekë të përgjithshëm, vozitës, fiziotepautë të diplomuar, psikologë, biokimistë, teknolog radiologjik, biologë, akushere, stomatologë, farmacistë, punonjës social, motra medicionale për stomatologji, kimistë, logopedë, defektolog, optomerist dhe teknik dhëmbësh.

Me këtë zgjedhim një çështje shumë të rëndësishme për personelin tashmë po kontribuon në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve shëndetësore.

Show More

Related Articles

Back to top button